Ka ndërruar jetë Abdurrahim Maliqi, babai i dëshmorit të kombit, Bekim Maliqi, shkruan Llapi.info.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e fshatit Batllavë (Lagjja e Retkocerve).

Baci Abdurrahim, përveç që ia dha djalin e tij lirisë së Kosovës, njihet edhe për kontribut të madh në çështje patriotike dhe kombëtare.