Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Tafil Fetahu, njofton Llapi.info.
Lajmi është bërë i ditur nga asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Podujevës, Ragip Fetahu – i cili është familjar i tij.
Fetahu ka njoftuar se për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë.
Shkrimi i plotë:
Të dashur miq, shok e familjarë,
ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali i axhës, ushtari i UÇK- së Tafil Fetahu.
Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.
Zoti e dërgoft në lula të gjehnetit!