Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Hetem Visoka, njofton Llapi.info.
Visoka ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish i përndjekur dhe i burgosur politik.
Ai aktivitetin për çështjen kombëtare e filloi që nga viti 1981-1988-1989.
Hetem Visoka veprimtarinë e tij e vazhdoi edhe në mërgim në të gjitha tubimet, si: Zvicër, Gjermani, Belgjikë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Dumosh, me fillim nga ora 14:00./Llapi.info