Ka ndërruar jetë mësimdhënësi, Hilmi Uka.

Lajmi për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai u shprehi ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hilmi Ukës. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, duke lënë pas vetës një trashëgimi të pasur.

Hilmiun do ta kujtojmë gjithmonë me respekt për punën dhe përkushtimin e tij në edukimin e shumë brezave. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!