Ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe ish-trajneri, Selatin Vokrri nga Podujeva.
Kështu ka bërë të ditur në në postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Postimi i tij:
I pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të ish futbollistit dhe ish trajnerit llapjan Selatin Vokrri.
Ai ka dhënë kontribut të shquar në fushën e blertë si futbollist dhe trajner sportiv. Ka luajtur për Llapin dhe Vëllaznimin e Gjakovës, ndërsa pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, ai vazhdoi karrierën si trajner i Besianës dhe Llapit. Poashtu Selatin Vokrri ka punuar si mësimdhënës duke kontribuar në edukimin e brezave të ri.
Për kontributin e tij në sport dhe në arsim do ta kujtojmë e nderojmë gjithmonë, por do ta kujtojmë edhe për energjinë pozitive që posedonte dhe e humanizmin që tregonte me secilin.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe mbarë komunitetit sportiv!