Ka ndërruar jetë Sevdie Shala nga Podujeva, shkruan Llapi.info.

Varrimi i saj do të bëhet të mërkurën në ora 15:00, në varrezat e fshatit Konushevc.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerës.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim dhe dhëmbje të thellë, njoftojmë të gjithë familjarët, miqët dhe dashamirët se nëna jonë Sevdie Shala, ndrroi jetë sot me 12.11.2024, në moshën 71 vjeçare.

Varrimi i saj bëhet në Fshatin Kunushec, Rruga Lam Bajgora, në varrezat e lagjes së Bajgorëve, të Mërkurën me 13.11.2024 në ora 15h00.

Do ta përkutojnë përjetësisht me shumë dashuri dhe krenari bashkëshorti Ruzhdiu, djemët Muja, Halili dhe vajzat Elizabeta dhe Liria.