Organizata “Qatar Charity” i ka dhuruar 250 pako ushqimore për familjet në nevojë të Komunës së Podujevës.
Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove ushqimore është bërë nga lista e familjeve me asistencë sociale dhe me gjendje jo të mirë ekonomike nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi falënderoi Organizatën “Qatar Charity” për bashkëpunimin e vazhdushëm dhe ndihmën që po jep në të mirë të qytetarëve të Komunës së Podujevës.