Gjatë muajit të Ramazanit, Komuna e Podujevës në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm kanë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike 720 familjet me gjendje jo të mirë ekonomike.

Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove ushqimore është bërë nga lista e familjeve me asistencë sociale nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i ka falënderuar të gjithë donatorët të cilët kontribuuan që në këtë muaj të mëshirës t’i kenë sofrat e begata edhe këto familje.

Donatorët të cilët kontribuan me pako ushqimore dhe higjenike janë:
Islamic Relief – 200 pako,
Qatar Charity – 200 pako,
Amaneti – 100 pako,
Festimi Tours – 100 pako,
Donator nga fshati Metehi – 100 pako,
Dhe 20 pako nga dy qytatarë tjerë.