Disa të rinj të Podujevës, të prirë nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit, në nderim të vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, shkruan Llapi.info.
Në shkrimin e Bulliqit thuhet se; rastet e tilla përveçse tepër të dhimbshme, na bëjnë edhe të reflektojmë secilin nga ne se nga po shkon shoqëria jonë me këto sjellje agresive, si dhe masat që duhet t’i ndërmarrim si shtet e si shoqëri në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese për gjeneratat e reja.
Shkrimi i plotë:
Me disa të rinj të komunës sonë kemi bërë ndezjen e qirinjve për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes dhe formën mizore të sulmit ndaj tij.
Rastet e tilla përveçse tepër të dhimbshme, na bëjnë edhe të reflektojmë secilin nga ne se nga po shkon shoqëria jonë me këto sjellje agresive, si dhe masat që duhet t’i ndërmarrim si shtet e si shoqëri në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese për gjeneratat e reja.
Qoftë ky rasti i fundit e ne lutemi për shpirtin e Lulzimit!