Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në barkën e një të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie pa leje, njofton Llapi.info

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës, më 1 mars rreth orës 23:00.

“Është raportuar se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info