Latfi Llugaliu, nga fshati Surkish i Podujevës në mungesë të kushteve ekonomike për të kryer haxhin, ka dhuruar tre percela tokë të tij. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu.

Ai në postimin e tij në facebook ka bërë të ditur se i moshuari Latif Llugaliu, sot në namazin e xhumasë në Xhaminë e Vjetër në Podujevë i ka thënë atij se dëshiron për All-llahun me i dhuru tre parcela tokë të tij:
Parcelë për zgjerimin e varrezave në fshatin Surkish.
Parcelë për hapjen e rrugës për deri te varrezat e Surkishit, dhe
Parcelë për ndërtimin e xhamisë në fshatin Surkish.

Imami Llugaliu ka treguar se baca Latif është interesuar edhe më herët me shit ndonjë parcelë të tokës dhe me ato të holla me shku në haxh, për shkak se kushtet ekonomike i ka mjaft të dobëta, por plani nuk është realizuar. Për këtë ai ka dhuruar tokën e tij për xhami, rrugë dhe varreza, duke shpresuar që me këtë gjest Allahu ta falë që nuk ka mundur të shkoj në haxh.

Imam Llugaliu ka postimin e tij ka përmendur se Lutfi Llugaliu njihet si burrë i mirë, namazli i rregulllt dhe punëtor i hallallit. Ai ka lutur Zotin që burrat si Latifi të shtohen në mesin tonë dhe atij t’i mundësohet vizita e vendeve të shenjta./Llapi.info