Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Ekovizioni-in, nesër (12.04.2016) me fillim prej orës 13:00 do të organizojnë një sesion informues në Sallën e Kuvendit Komunal për përkrahjen financiare për bizneset e reja, njofton FIQ dhe Ekovizioni përcjell Llapi.info.
“Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ, ka shpallë thirrjen për aplikim “Garë për Biznes Plane-të Gjelbëra dhe Inovative- 2016”. Ky project synon të identifikojë ndërmarrës të rinjë në kosovë të cilëve i ofron mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit.”-thuhet në njoftimin e FIQ dhe Ekovizionit.
FIQ dhe Ekovizioni ftojnë të gjithë qytetarët e interesuar për të aplikuar për këtë thirrje që të marrin pjesë në këtë sesion informues.
Sipas këtijë njoftimi objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ngjajshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komunitetit të vecantë, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend./Llapi.info