Foto ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në rezistencë të disa qytetarëve, për ta vendosur  bazamentin e mbeturinave në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është njoftuar se pjesëtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por kanë hasur në rezistencë nga një femër.

“Podujevë 26.09.2020 – 12:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur ne rezistencë të disa qytetarëve, për ta vendosur bazamentin e mbeturinave në atë lokacion. Njësia në vendin e ngjarjes ka hasur të dyshuarën femër kosovare, e cila i pengonte zyrtarët në kryerje të detyrës, ndaj saj është hapur rast dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Policia e Kosovës pa dhënë detaje tjera./Llapi.info