Një i mitur rreth moshës 15 vjeçare është lënduar dje me thikë nga shoku i tij me të cilin ishte duke luajtur, njofton Stacioni Policor i Podujevës, përcjell Llapi.info.
Sipas Policisë personi në fjalë ka marrë lëndime të lehta trupore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Zahir Pajaziti” ku dy fëmijë duke luajtur, njëri e ka lënduar tjetërin me thikë si pasojë e pakujdesisë. /Llapi.info