Policia e Kosovës ka njoftuar për dy dënime ndaj dy shoferëve në Podujevë.
Njëri kishte hyrë me veturë në shesh, teksa tjetri tejkaloi në shirit të biçikletave.
Njoftimi i plotë:
Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik
Përveç angazhimeve ditore, policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik, identifikimin dhe gjobitjen e të cilëve sot e kanë realizuar zyrtarët e stacionit policor të Podujevës.
Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.