Një rast dhunë në familje është regjistruar dje në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është arrestuar, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.
Kujtojmë, vetëm gjatë vitit 2019 në Podujevë janë regjistruar 75 raste të dhunës në familje./Llapi.info