Ledion Spahiu, është një i ri nga Podujeva që është aktiv në shumë organizime për të mirën e banorëve të komunës sonë, shkruan Llapi.info.

Si aktivist i Shoqatës Humanitare “Tradita”, aktivitetet e tij po vazhdojnë edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Vendosja e koshave për mbeturina ishte njëri nga aktivitetet e fundit të shoqatës.

Për ambient më të pastër ai u kujdes edhe për shkollën ekonomike “Isa Boletini”, shkollë ku para dy viteve Ledioni ishte nxënës i saj.

Gjestin e të riut e mirëpriti edhe drejtori i kësaj shkolle.

Në njoftim, përveç falenderimit, aty theksohet edhe se si të rinjtë duhet ta marrin shembull Ledionin.

Ledion Spahiu vazhdon kontributin e tij për shkollën të cilës deri para dy vitesh i përkiste. Një nxënës dhe një qytetar model. Sot, përmes shoqatës “Tradita”, ai na ndihmon ta ruajmë ambientin në shkollën tonë.Krenari👏🌟”, thuhet në shkrimin e faqes zyrtare të shkollës.