Organizatat e dala nga lufta do të organizojnë manifestim përkujtimor për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sheqë Dushkolli.

Manifestimi do të mbahet të shtunën, më 6 korrik, pranë lapidarit të Sheqë Dushkollit, në fshatin Llaushë.

Të gjithë jeni të ftuar për të marrë pjesë në manifestimin përkujtimor për njërin nga ushtarët më të hershëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – Zona Operative e Llapit.

/Llapi.info/