Që nga hyrja në fuqi e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, e deri më tani, në Podujevë janë shqiptuar 1 mijë gjoba për shkelësit e tyre, raporton Llapi.info.

Përgjatë vetëm një muaji, në këtë komunë janë gjobitur 496 qytetarë. Kështu ka thënë në mbledhjen e sotme të shtabit emergjent në Podujevë, Isak Ejupi.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, majori Isak Ejupi, tha se zyrtarët policorë vazhdimisht janë në teren dhe po përkujdesen për zbatimin masave anti-covid, në bazë të ligjit dhe vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, majori Isak Ejupi, tha se zyrtarët policorë vazhdimisht janë në teren dhe po përkujdesen për zbatimin masave anti-Covid, në bazë të ligjit dhe vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës

Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ka thënë se nga shfaqja e pandemisë në Komunën e Podujevës janë regjistruar 1,229 raste të personave të prekur me coronavirus, prej tyre 811 janë shëruar, 388 raste janë aktive, kurse deri tani 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 855 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.930 mostrave, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 885.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 37 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës./Llapi.info