Të dielën në Komunën e Podujevës është raportuar për djegien e disa hektarëve pyje, njofton Llapi.info.
Roja e pyllit të fshatit Brecë ka lajmëruar policinë se pylli pronë shoqërore dhe private është përfshirë nga zjarri. Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve.
“Podujevë 19/20.04.2020 – 16:00-01:00. Ankuesi mashkull kosovar roje pylli ka raportuar se janë përfshi në zjarri rreth disa hektar pyll, pronë shoqërore dhe private. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, ka njoftuar PK./Llapi.info