Ka përfunduar me barazim 1-1 ndeshja mes Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Llapi.info.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Ishin mysafirët nga Klina që kaluan të parët në epërsi me anë të Arbër Shala, kur po zhvillohej minuta e 24’.
Nikoqirët llapjanë arritën të barazonin rezultatin pesë minuta më vonë. Festim Alidema u tregua i saktë para portës për 1-1.
Pjesa e dytë nuk solli ndonjë gol, përkundër që skuadrat patën disa raste shënimi.
Me këtë barazim, Llapi ka 40 pikë dhe radhitet në pozitën e gjashtë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e pestë.
/llapi.info