Ka përfunduar ndeshja me barazim 2-2 mes Llapit dhe Gjilanit në xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës, shkruan Llapi.info.
Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, kurse në të dytën edhe tre të tjerë.
Ishin nikoqirët llapjanë që shënuan të parët me anë të Trimror Selimit në minutën e 32’.
Mysafirët nga Gjilani, në pjesën e dytë, shënuan dy herë në minutat 72’ dhe 80’.
Pak para përfundimit, Llapi barazoi shifrat në 2-2 me anë të Alef Firminos, që u tregua i saktë nga penaltia.
Me këtë barazim, Llapi ka 43 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në tabelë, kurse Gjilani ka 53 sosh në vendin e tretë.
Në xhiron tjetër, Llapi i shkon Malishevës, kurse Gjilani pret Ballkanin.
/Llapi.info/