Llapi ka arritur të shënojë fitore në “Zahir Pajaziti” ndaj Malishevës me rezultat 1-0, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Llapi.info.
Pjesa e parë në Podujevë nuk prodhoi shumë raste shënimi për të dyja palët, duke shkuar në pushim të barabartë 0-0.
Në të ditën, llapjanët patën dominimin, derisa golin e gjetën tek në minutën e 79’, me anë të Francisco Riveras, i cili zhbllokoi rezultatin në 1-0.
Me këtë rezultat përfundoi ndeshja në “Zahir Pajaziti”.
Me këtë fitore, Llapi tani ka 36 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Malisheva ka 29 sosh dhe pozicionohet në vendin e shtatë.
Në xhiron e radhës, Llapi do të përballet me Drenicën, e në anën tjetër, Malisheva do të ketë punë ne Ballkanin.
/Llapi.info