Sot rreth orës 15:00 disa taksistë ilegal janë përleshur mes veti me ç’rast policia në Podujevë ka arrestuar njërin prej tyre, shkuan Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Komandanti i Policisë në Podujevë Bekim Bislimi i cili tha se sot rreth orës 15:00 pas një përleshje të taksistëve ilegal mes veti, Policia ka pranuar një telefonatë dhe ka intervenuar menjëherë duke arrestuar kështu njërin prej tyre.

“Sot rreth orës 15:00 Policia ka pranuar një telefonatë për një përleshje mes taksistëve ilegal me çrast policia ka intervenuar menjëherë dhe ka arrestuar një prej tyre”, ka thënë ai për Llapi.info.

I dyshuari është në fazën e intervistimit./Llapi.info/