Një punëtor tjetër shëndetësor është sulmuar fizikisht sot në Qendrën Emergjente të Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur ndaj udhëheqësit të kësaj qendre dhe mjekut, A.B.

I dyshuari, siç ka mësuar Llapi.info, ka ikur nga vendi i ngjarjes, për çka Policia e Kosovës është në kërkim të tij.

Llapi.info ka kontaktuar edhe me zyrtarë policorë, por deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje./Llapi.info