Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar në ët e vona një armë dhe pesë fishekë në një automjet në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, pikërisht në kohën orës policore.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 19.04.2021-02:00. Raportohet  se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe  katër  fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-ësh të PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se arma ka qenë pa leje./Llapi.info