Një person në fshatin Pakashticë e Epërme në Podujevë është shoqëruar në polici për shkak të publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte publikuar fotografi duke shtënë me armë zjarri në oborrin e tij.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti kishte publikuar foto duke shtënë me armë zjarri në oborrin e tij. Është konfiskuar arma M-48 me leje e cila ishte pronë e prindërve të të dyshuarit dhe i njëjti kishte keqpërdorur armën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thotë PK.
Ndërkaq, rastin policia e ka cilësuar si “keqpërdorim i besimit”./Llapi.info