Screenshot

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e biçiklistit në fshatin Llugë të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë.

Ahmeti, tutje bëri të ditur se si pasojë e plagëve biçiklisti ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 16:20  kemi pranuar informatën se në fshatin Lluga të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.