Një grua në Podujevë është arrestuar, pasi e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj.
Siç ka njoftuar Policia përmes njoftimit 24 orësh, e dyshuara tashmë është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë ofruar ndihmë mjekësore femrës kosovare dhe pastaj me autoambulancë e kanë dërguar në QKUK-Reparti i Psikiatrisë ku dhe është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”.