Policia në Podujevë ka ndaluar një person mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Hakif Zejnullahu”, pasi që i njëjti s’i ka respektuar masat e qeverisë për kufizim të lëvizjes në kohë pandemie, njofton Llapi.info.
“Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë, 22.04.2020-22:45. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës.
Ndërkaq, për 24-orë në nivel vendi janë ndaluar 55 persona pasi nuk i respektuan masat e ndërmarra për COVID-19.
Për shkak të përhapjes së COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një vendim i cili i lejon qytetarët të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë, duke e respektuar orarin që lejohet në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë 669 persona janë të infektuar me koronavirus./Llapi.info