Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë dhe në Podujevë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, shkruan Llapi.info

Sipas raportit policor, tre personat e arrestuar dyshohet të kenë trafikuar migrantë si dhe të kenë falsifikuar dokumente.

Gjatë kontrollit në tri lokacione janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pasaporta një letërnjoftim, një shtëpizë kompjuteri, katër celularë, një sprej, një fishek dhe kopje të dokumenteve të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info