Sot në bibliotekën e qytetit, u promovua libri i Jusuf Buxhovit – Kosova histori e shkurtër, ku gjatë promovimit të librit ishte edhe vetë autori i librit, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Elhame Kutllovci, poeti llapjan Nazmi Rrahmani dhe mysafirë të tjerë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Autori Buxhovi tha se është hera e parë që po promovon një libër në Komunën e Podujevës dhe është shumë i lumtur dhe falënderues ndaj institucionit që e ka ftuar për të promovuar librin e tij.
Ai para të pranishmëve shpalosi disa prej temave që ka shtjelluar në librin e tij të fundit.Kurse kryetari Bulliqi tha se është pasuri për bibliotekën e qytetit t’i ketë në sirtarin e saj librat e poetit, Jusuf Buxhovi.
Po ashtu kryetari Bulliqi tha se na ka nderuar me titujt e librat e tij poeti Buxhovi dhe uroj që kjo nismë e pasurimit të fondit me tituj të rinj librash në bibliotekën e qytetit të vazhdojë./Llapi.info