Në shtator të vitit 1998, Fadil Mulliqi emërohet komandant i Njësisë Speciale të Brigadës 151, ku kjo njësi numëronte 21 pjesëtarë. Luftën “dhëmb për dhëmb” e ka zhvilluar te Guri i Bardhë në Potok dhe në Godishnjak, ku sypatremburi iu afrua shumë afër forcave të armikut dhe në befasi, shkrepi zolën në drejtim të tyre, duke shkatërruar automjetin e blinduar, pizgaver dhe shumë pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe, të cilët ishin grumbulluar për të marrë ofensivë në drejtimin tonë, te Tabet e Llapashticës.
Gjatë gjithë luftës, Fadil Mulliqi mbajti postin e komandantit të Njësisë Speciale. Ai ishte njëri prej të parëve që iu përgjigj atdheut dhe orët e para të UÇK-së i filloi në Zabërgj, duke vazhduar deri në plagosjen e tij te Guri i Bardhë në Potok më 30 prill 1999. Fadil Mulliqi kishte një strategji të veçantë të luftës.
Kënga është kënduar nga Agim Aliu, derisa teksti nga profesori Avdullah Blakçori.