Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët po hasin në lloje të ndryshme të gjarpërinjve në Podujevë, derisa disa prej tyre po janë ndër më helmuesit, shkruan Llapi.info.
Një i tillë ka ndodhur sot në fshatin Kërpimeh të kësaj Komune. Një banor i kësaj ane i ka thënë portalit Llapi.info se është ndeshur me këtë gjarpër, i cili, sipas tij, është nepërkë.
Ai ka shprehur habi se si një lloj i tillë i gjarprit ka edhe në Llap, derisa ka apeluar për kujdes.
“Sot jam ndeshur me këtë gjarpër pranë shtëpisë sime. Duhet të ketë kujdes nga ky lloj gjarpër, që ndryshe njihet si nepërkë, i cili është ndër më helmuesit”, ka thënë ai për Llapi.info, duke dërguar edhe fotografi.
Duhet theksuar se rastet kur qytetarët hasin në gjarpërinjtë të rrezikshëm janë shtuar dukshëm. Ditë më parë, po në këtë Komunë, një i ri është kafshuar dhe helmuar nga një gjarpër, gjersa i njëjti ishte dërguar në Maqedoni për ndihmë mjekësore./Llapi.info
Më poshtë pamjet: