Njësitë policore pas pranimit të një informate se një person mashkull K/Shqiptar në Podujevë posedon armë, kanë kontaktuar të dyshuarin, njofton Llapi.info.
Ky person ka dorëzuar armën AK-47 me dy karikator me 67 fishek.
Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari nuk është arrestuar, por rasti me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.