Jo rrallëherë qytetarët hasin në shenja të trafikut jo të vendosura siç duhet, shkruan Llapi.info.

Madje, disa prej tyre janë të vendosura si kundërthënëse njëra me tjetrën, e që shpeshherë dinë të jenë të rrezikshme për pjesëmarrësit në trafik. Ka raste që shenjat e trafikut s’po vendosen mirë as nëpër kryqëzime rrugësh.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Podujevës. Në kryqëzimin e rrugëve te Spitali, janë të vendosura dy shenja krejt të kundërta. Një thotë të vazhdohet lëvizja me kujdes të shtuar (trekëndësh), e tjetra si ndalje e obliguar (stop). Me këtë nuk mund të nënkuptohet edhe vazhdimi i lëvizjes dhe ndalja e obligueshme.

Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Llapi.info, të dyja janë të vendosura në një shtyllë dhe në të njëjtin drejtim, në një pjesë e cila është mjaft e frekuentuar.

Duhet theksuar se nuk janë të pakta aksidentet të cilat ndodhin pikërisht në këtë vend, derisa disa prej tyre kanë përfunduar edhe me të lënduar.

Kujtojmë, tashmë në Podujevë ka nisur edhe vendosja e semaforëve në kryqëzimin e rrugëve “Zahir Pajaziti” -“Besnik Restelica” – “Vëllezërit Frashëri”./Llapi.info

Më poshtë fotografitë e siguruara nga Llapi.info: