Është duke u mbajtur pjesa e dytë e provimit të maturës në mbarë vendin, ndërsa numri i maturantëve llapjanë që po i nënshtrohen këtij testi është 1452, njofton Llapi.info.

Maturantë nga Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” janë gjithësej 578 maturantë, nga Shkolla e Mesme Teknike “Fan S. Noli” janë 299 dhe nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” janë gjithësej 575 maturantë.

Pjesa e dytë e provimit të maturës përmbanë pyetje nga lëndët profesionale varësisht nga drejtimet përkatëse që kanë ndjekur nxënësit.

Ky test ka filluar në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00./Llapi.info