Dy fëmijë janë sulmuar sot nga qenët endacak në Komunën e Podujevës, përkatësisht në Lagjen e Kuvajtit njofton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se njëri prej të sulmuarve kishte polagë më të rënda dhe për këtë arsye është dërguar për trajtim në Prishtinë.
“ Po sot dy fëmijë janë sulmuar nga qentë endacak në Lagje të Kuvajtit. Njëri ka plagë më të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor për në QKUK në Prishtinë kurse, tjetri është trajtuar në Podujevë dhe më pas është liruar për në shtëpi” tha mjeku kujdestar.
Sipas lexueseve të Llapi.info në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe nën përkujdesjen e tyre, Shoqata e Gjuetarëve në Podujevë ka vrarë këta qen.
Të dy fëmijët e sulmuar kanë qenë nxënës të shkollave fillore në Podujevë./Llapi.info