Në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë në 24-orët e fundit ka ndodhur një tentim vjedhje nga shtëpia, njofton Llapi.info. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Stacionit të Podujevës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë zënë dhe janë kryer procedurat hetimore, ku me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt./Llapi.info