Foto Ilustrim

Policia në Podujevë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shoqëruar në stacion 9 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe izolim shkaku i pandemisë së koronavirusit, njofton Llapi.info.

“Podujevë, 04.2020-01:00. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe lënda dërgohet në procedurë të rregullt.

Podujevë,06.04.2020-14:00. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe lënda dërgohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 06.04.2020-19:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me veturë në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë lirar në procedurë të rregullt.

Rr. Xhafer Rrahman Hyseni, Podujevë 06.04.2020-17:35. Pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkohë, në Kosovë për 24-orë janë arrestuar 78 persona pasi s’respektuan vendimin për kufizim të lëvizjes./Llapi.info