Një lëndim trupor ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, me ç’rast një person është therrur me një mjet të mprehtë (thikë), njofton policia e Podujevës në raportin e saj për 24 orët e fundit.

Sipas policisë viktima është therrur me thikë nga i dyshuari, i cili ende nuk është kapur nga policia.

Policia njofton se viktima është duke vazhduar tretmanin mjeksor në QKUK.

Lidhur me motivet e ngjarjes policia nuk ka dhënë informata tjera./llapi.info