Në Qendrën për Ngritje Profesionale në Podujevë ka përfunduar trajnimi “Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës”.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, transmenton Llapi.info.

Me rastin e përfundimit të trajnimit, sot në Qendrën për Ngritje Profesionale në Podujevë u zhvillua ceremonia e certifikimit të 24 kandidatëve, të cilët e përfunduan me sukses trajnimin “Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës”.

Trajnim është organizuar Drejtoria Komunale për Arsim në Podujevë, në bashkëpunim me USAID (Basic Education Program) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa është udhëhequr nga trajneri Ismet Potera.

Në ceremoninë e certifikimit të kandidatëve ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, Avni Rexha-udhëheqës i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm MASHT, Valmira Haxhaj – Gallusha-udhëheqëse e Programit USAID BEP dhe Lirie Lokaj- zyrtare e programit BEP./Llapi.info