Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjentë në Podujevë është në rritje. Shpërndarja e madhe e virusit që po shkakton “diare dhe të vjellura” tek njerëzit ka bërë që ky numër të rritet.

Llapi.info ka kontaktuar mjekun kujdestar në këtë qendër i cili nuk deshi të identifikohej, për të pyetur rreth numrit të pacientëve dhe arsyen e shpërndarjes se madhe të këtij virusi.

“Fluksi i madh i pacientëve është çdo ditë thuajse i njëjtë. Sot kemi pasur një fluks më të madh për shkak se kemi pasur edhe intervenime të tjera, ndërsa tani gjendja është stabilizuar. Përhapja e madhe e virusit që po shkakton “diare dhe të vjellura” ka bërë që ky numër të rritet”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ky virus është një sëmundje e natyres virale, e cila shpërndahet nga njeriu tek njeriu, për këtë edhe po rritet numri i pacientëve.

Lidhur me numrin e këtyre pacientëve ai nuk ka dhënë ndonjë shifër, duke thënë se çdo mëngjes ne e nxjerrim raportin për 24 orët e fundit.

Llapi.info javë më parë ka raportuar për një numër rreth 200 pacientësh që kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente në Podujevë çdo ditë./Llapi.info