Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Podujevës.

Shkak i arrestimit, sipas Policisë është dhuna në familje, vëllai ka sulmuar motrën e tij me shufër metalike në kokë, njofton Llapi.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K-Shqiptar, pasi që e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte goditur me shufër metalike në kokë motrën e vet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur PK në raportin 24- orësh./Llapi.info