Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në Podujevë, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.
I dyshuari është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër K/Shqiptare e cila nga sulmi ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në mbajtje./Llapi.info