Vetëm vitin e kaluar në qytetin e Podujevës janë braktisur tre fëmijë, shkruan Llapi.info.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në gjithë vitin e kaluar në komunën e Podujevës janë braktisur tre fëmijë kurse, në gjithë territorin e Kosovës janë braktisur 41 fëmijë.

Sipas kësaj Agjencie numri më i madh i fëmijëve të braktisur në Podujevë  dhe komuna tjera të Kosovës është shënuar në tremujorin e tretë të vitit 2016, muaj në të cilët u braktisën 13 fëmijë.

Ndërkohë që komunat në të cilat ka pasur më së shumti braktisje të fëmijëve janë ajo e Gjilanit dhe e Prishtinës ku brenda një viti janë braktisur nga 6 fëmijë, ndërsa në Ferizaj e Vushtrri nga 4 fëmijë.
Numër të ngjashëm të braktisjes së fëmijëve sikurse në Podujevë kishte edhe në Gjakovë dhe Skenderaj.

Statistikat e Agjencisë tregojnë se shumica e këtyre fëmijëve ishin meshkuj./Llapi.info