Një veturë e tipit “Pick- up” e mbushur me duhan me vlerë prej 20 mijë eurosh është vjedhur mbrëmë rreth orës 20:00 në qendrën e qytetit të Podujevës, më saktësisht afër kafiterisë “Pranvera”, njofton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë në rajonin e Podujevës Antigona Dibrani e cila ka deklaruar se deri më tani nuk është hasur në ndonjë të dyshuar.
Sipas saj vetura e cila ka qenë e mbushur me duhan është gjetur sot e braktisur në fshatin Bajqinë.
“Po mbrëmë ka ndodhë një vjedhje, d.m.th një veturë e cila sipas raportit, ka qenë e mbushur me duhan me vlerë 20 mijë euro. Rasti është hapur në polici. Mbrëmë njësitet policore kanë qenë në kërkim të veturës e që sot në ora 12: 25 minuta është gjetur e zbrazur dhe e braktisur në fshatin Bajqinë. Deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë të dyshuar”, tha ajo.
Llapi.info merr vesh se kjo veturë është vjedhur në momentin kur pronari i saj e kishte lënë atë ndezur para kioskës së tij dhe, derisa po e pastronte atë edhe i është vjedhur vetura./Llapi.info