Me datat 22, 23, dhe 24 Prill, UNICEF Innovations Lab Kosovo organizon edicionin e 5-të të UPSHIFT – punëtorisë për ndikim në shoqëri. Këtë here punëtoria tre-ditore do të mbahet për të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare nga Podujeva, Obiliqi dhe Drenasi, përfshirë edhe fshatrat përreth. Pjesëmarrësit do të mësojnë teknika të ndryshme që perms metodave innovative të dizajnojnë dhe zhvillojnë zgjidhje për sfidat e ndryshme shoqërore që janë identifikuar nga vet të rinjtë.
Gjithsej 148 projekte janë implementuar deri tani perms të cilave janë krijuar platforma, produkte, shërbime dhe aktivitete të ndryshme educative që kanë pasur vlera – shoqërore – qoftë për ngabashkëpunimi që kanë sjellë mes komuniteteve nëKosovë por, edhe përnga – ndikimi qe kanë pasur në shoqëri. Projektet e implementuara deri më tani kanë përfshirë një game të gjërë sfidash: nga ndotja ambientit në mundësi edukimi për të rinjtë në shkenca; nga krijimi I mundësive për zhvillim professional në shfaqje teatrale për fëmijë.
Valon Nushi, koordinatornë UNICEF Innovations Lab Kosovo thekson se: “UPSHIFT-I dalëngadalë ka filluar të bëhet program lider në Kosovë për të rinjtë, duke ju dhënë jo vetëm mundësi që të fillojnë projektet e tyre, por në të njëjtën kohë duke i pajisur ata me aftësi të ndryshme mbi identifikimin e sfidave, zhvillimin e prototipeve dhe zgjidhjen e tyre. Për më shumë, të rinjtë gjatëfazës së UPSHIFT-it, por, edhe gjatë implementimit të projekteve, i nënshtrohen disa fazave intensive trajnuese në fusha të ndryshme.
Në anëntjetër, Enis Presheva, udhëheqës iprojektit “Say NO to Bullying” (“Thuaj JO Ngacmimeve”) anëtar I ekipit fitues të edicionit të fundit të UPSHIFT-it nëPrishtinë, tregon për eksperiencen e tij: “Përvojanë UPSHIFT ishte shumë interesante. Kreativiteti, menaxhimi i kohës, bashkëpunimi, argëtimi ishin pjesë të pandara të kësaj punëtorie. E konsideroj vetën të privilegjuar që më është dhënë rasti të bashkëpunoj dhe të mësoj nga përvojat e profesionistëve për zgjidhjen e problemeve, t’i mësoj metodat efektive që mund t’i përdori edhe në fusha të tjera”.
Ekipi i UNICEF Innovations Lab Kosovo synim primar ka tëfuqizojë të rinjtë kosovarë duke I zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e ndërmarrësisë sociale dhe qytetarisë aktive. Drejt shtrirjes së kësaj, ekipi ka filluar kampanjë ninformuese për këtë edicion me vizita në shkolla, qendra rinore, si dhe fshatrat ku mund të takojnë të rinjtë. Gjatë kësaj periudhe ata do të udhëzojnë të rinjtë perms punëtorive ditore dhe takimeve jo-formale, fillimisht të identifikojnë dhe tëhulumtojnë për sfidat që hasin në komunitetet e tyre. Deri më 14 prill 2016, Laboratori do të mirëpres aplikimet nga të rinjtë e këtyre vendeve, ku pastaj do të përzgjidhen 10 ekipe të moshës 15-24 vjeç për pjesëmarrje në punëtorinë e UPSHIFT.
Gjatë kësaj punëtorie, të gjitha ekipet do të kenë mundësi që të punojnë me mentorë të ndryshëm – ekspertë të fushave të caktuara, si për shembull: menaxherë profesional të projekteve, inxhinierë softuerik , specialist të komunikimit dhe marketingut, dhedizajnues grafik dhe të uebfaqeve. Mentorët kanë për qëllim që t’i ndihmojnë, udhëzojnë dhe këshillojnë ekipet përgjatë gjitha fazave të punëtorisë. Ndërsa, dhjetë ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë çmimet e para, të cilat do të financohen për një periudhë 3-mujore pas punëtorisë, për ta zhvilluar mëtutje idenë dhe projektin e tyre.
Aleksandra Arsic, anëtare e ekipit “Live Puppets” nga Gracanica, është shprehur: “Kjo ishte hera e pare në jetën time që kam marr pjesë në një punëtori të tillë, ku kam mësuar shumë gjëra nga identifikimi I sfidave deri tek proceset e detajuara për të ofruar një zgjidhje për komunitetin tim. Pjesa e shoqërimit dhe bashkëpunimet me pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme të Kosovës ishte një kënaqësi e veqantë për ekipin tonë.“
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 14 Prill 2016 dhe të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë duke plotësuar formën e aplikimit në linkun në vijim: http://www.kosovoinnovations.org/upshift
Të rejat më të fundit në lidhje me punëtorinë dhe kampanjën informuese mund të gjinden në faqen zyrtare të Facebook-ut: http://www.facebook.com/kosovoinnovations
UNICEF Innovations Lab Kosovo, programi i UNICEF-it i implementuar në bashkëpunim me OJQ ”Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN”, së fundi ka festuar përvjetorin e 5-të në Kosovë dhe mbeteti përkushtuar për mbështetjen dhe fuqizimin e rinisë kosovare.
Dëshironi të dini më shumë për UNICEF Innovations Lab Kosovo apo të shprehni mendimin tuaj?
Vizitojeni faqen zyrtare te Laboratorit: http://www.kosovoinnovations.org
Gjithashtu na u bashkangjitni ne:
Facebook: http://www.facebook.com/kosovoinnovations/
Twittter: http://www.twitter.com/kosinnovations/
Instagram: http://www.instagram.com/kosinnovations/