I.S, 50-vjeçar nga Hertica e Podujevës, të mërkurën pasdite u qëllua për vdekje në fshatin Shtedim të Podujevës, me revole TT nga H.SH. 62-vjeçar.

Me të dëgjuar për rastin policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar të dyshuarin kryesor për ngjarjen, H.SH., 62-vjeçar.

Banorët e fshatit Shtedim kanë bërë të ditur se e bija e të vrarit ishte nuse në shtëpinë e dorasit dhe se këto dy familje kishin pasur telashe edhe më herët.

Ndërkohë, ekipi e forenzikës kreu ekspertizën e vendit të ngjarjes, raporton Klan Kosova, përcjell Llapi.info

Trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion që më pas t’i lirohet familjes./Llapi.info