Zjarrfikësat kanë arritur në vendngjarje, në vendin ku u dogj një veturë në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga Llapi Info, shihen ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë shkuar mbi urën e fshatit Lluzhan, nga ku siç raportuam më herët një veturë është djegur, e që besohet se ishte në lëvizje.

Përveç zjarrfikësve në vendin e ngjarjes para disa minutash kanë arritur edhe ato të Policisë së Kosovës.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

/Llapi.info